09.06.2026, Shkup – Kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, z. Rufat Sherifi, mori pjesë në Konferencën Jubilare të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të saj.
Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile. Në fokus të saj ishte tema “Pozicioni i odave ekonomike në vend dhe rajon në dekadën që vijon”, ku u diskutuan sfidat, mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik, si dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.
Pjesëmarrja e z. Sherifi në këtë ngjarje pasqyron përkushtimin e Fondacionit AXIS për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.
Me këtë rast, Fondacioni AXIS uron OEMVP-në për jubileun e saj të 20-të dhe vlerëson kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë dy dekadave në avancimin e biznesit, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.




