Shtylla 1: Zhvillimi Social & Edukimi
Kjo shtyllë përfshin angazhimin e Fondacionit për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, përmes mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, rritjes së ndërgjegjësimit qytetar dhe përmirësimit të procesit arsimor në të gjitha nivelet.
Në kuadër të kësaj shtylle, Fondacioni synon:
- Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë, dinjitetit dhe sundimit të ligjit;
- Ndërgjegjësimin e qytetarëve për rolin e tyre aktiv në jetën shoqërore dhe demokratike;
- Promovimin e të drejtave të fëmijëve, grave dhe grupeve të cënueshme;
- Përmirësimin e cilësisë së arsimit, edukimin për vlera demokratike dhe nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës;
- Mbështetjen e zhvillimit shkencor dhe kërkimor, ngritjen e kapaciteteve akademike dhe bashkëpunimin vendor e ndërkombëtar në fushën e dijes.
Shtylla 2: Zhvillimi Ekonomik & Inovacione
Kjo shtyllë fokusohet në forcimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme, përmes rritjes së punësimit, inovacionit dhe aftësimit profesional.
Në këtë kuadër, Fondacioni angazhohet:
- Të ofrojë bursa dhe stimuj për studentë të talentuar;
- Të trajnojë të rinjtë dhe kuadrot profesionale për integrim më të lehtë në tregun e punës;
- Të mbështesë ndërmarrësinë, idetë inovative dhe zhvillimin e planeve biznesore;
- Të bashkëpunojë me institucione publike dhe private për uljen e papunësisë dhe nxitjen e vetëpunësimit;
- Të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të grupeve të cenueshme përmes politikave aktive të punësimit dhe përfshirjes sociale.
Shtylla 3: Kulturë, Identitet & Qytetërim
Kjo shtyllë ka për qëllim ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor, kombëtar dhe fetar, si dhe forcimin e dialogut ndërkulturor, multietnik dhe ndërfetar si bazë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë.
Në kuadër të kësaj shtylle, Fondacioni synon:
- Ndërtimin e një shoqërie multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale;
- Promovimin e dialogut qytetërues dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet bashkësive të ndryshme;
- Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare;
- Mbështetjen e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe shoqatave përkatëse;
- Krijimin e një klime tolerance ku diversiteti shihet si vlerë dhe pasuri shoqërore.
Shtylla 4: Ndihmë Humanitare & Komunitet
Kjo shtyllë përqendrohet në mbështetjen e komunitetit dhe përmirësimin e mirëqenies sociale përmes ndihmës humanitare, përkujdesjes ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Në kuadër të kësaj shtylle, Fondacioni angazhohet:
- Të kontribuojë në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Të zhvillojë projekte humanitare dhe komunitare;
- Të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së grupeve të cenueshme dhe të përjashtuara socialisht;
- Të promovojë mbrojtjen e mjedisit, vetëdijen ekologjike dhe standardet ndërkombëtare për një ambient të shëndetshëm;
- Të mbështesë formimin e institucioneve dhe iniciativave që i shërbejnë interesit të përgjithshëm shoqëror.
