Rreth nesh
AXIS - Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim
Vizioni
Udhëheqës në jetësimin e vlerave universale dhe zhvillimin e shoqërisë.
Misioni
Ndërtimi i shoqërisë përmes edukimit dhe arsimimit të individit si dhe veprimtarisë institucionale.
Parimet
- Veprimtaria institucionale,
- Përpikshmëria në punë,
- Maturia dhe objektiviteti,
- Transparenca dhe partneriteti,
- Harmonizimi mes tradicionales dhe bashkëkohores,
- Inovacioni dhe kreativiteti në veprim.
Prezantim i shkurtër: Kush është AXIS?
Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2019. Selia e tij është në Shkup, ndërsa fushëveprimi i punës mbulon të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Fondacioni AXIS angazhohet në mbështetjen dhe promovimin e arsimit dhe shkencës, zhvillimit shoqëror dhe institucional, si dhe në forcimin e bashkëpunimit korrekt dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve.
Veprimtaria e Fondacionit AXIS synon:
- Përkrahjen e arsimit dhe kërkimit shkencor, përmes projekteve, trajnimeve dhe iniciativave që rrisin cilësinë dhe qasjen në edukim.
- Zhvillimin shoqëror dhe institucional, duke kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve lokale dhe promovimin e praktikave të mira të qeverisjes.
- Nxitjen e bashkëpunimit korrekt, përmes partneriteteve transparente dhe profesionale ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Fondacioni AXIS synon të krijojë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në komunitet, duke promovuar vlera si integriteti, profesionalizmi dhe përgjegjësia shoqërore.
Numri unik i identifikimit të subjektit: | 7396490 |
Numri tatimor: | 4082019525326 |
Data e themelimit: | 02.10.2019 |
Data e miratimit të aplikimit: | 13.11.2019 |
Numri i protokollit (numri lëndor): | 30120190016224 |
Forma organizative: | 10-9 – Organizata të tjera shoqërore, fondacione dhe shoqata të qytetarëve |
Qëllimet e Fondacionit AXIS
- Programi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut;
- Promovimi i dialogut kulturor dhe qytetërues midis bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare;
- Kontribut në përmirësimin e procesit arsimor;
- Mbështetje e punës shkencoro-kërkimore;
- Kontribut në rritjen dhe zhvillimin ekonomik në vend;
- Kontribut në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grupeve të cenueshme në shoqëri;
- Ruajtja e identitetit kulturor, kombëtar dhe fetar.
- Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor;
- Formimi i institucioneve të ndryshme që ka përfitime shoqëria (kulturore, arsimore, publicistike, sportive etj.).
Të dhënat bankare
NLB Banka: | 210-0739649001-45 Fondacija AKSIS Skopje |
SWIFT/BIC: | TUTNMK22 |
IBAN: | MK 07 210 7220000956 12 |
HALK BANKA: | 270-073964900152 Fondacija AKSIS Skopje |
SWIFT/BIC: | EXPCMK22 |
IBAN: | MK07270722000069914 |
