Me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për këtë ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të vetëdijes sonë kombëtare, kur shqiptarët, të bashkuar rreth idealeve të lirisë, dinjitetit dhe mbrojtjes së trojeve të tyre, hodhën themelet e organizimit politik dhe kombëtar modern.
Trashëgimia e saj vazhdon t’i frymëzojë brezat me mesazhin e unitetit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar. Vlerat që ajo mishëroi mbeten një udhërrëfyes i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar, të drejtë dhe të bashkuar.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me respekt veprën dhe sakrificën e burrave të Lidhjes së Prizrenit, duke çmuar dhe vlerësuar lart kontributin e tyre në mbrojtjen e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të popullit shqiptar.
Urime të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për këtë datë të shënuar të historisë sonë kombëtare!

