Gjatë datave 05–07 qershor 2026, në Mavrovë, u zhvillua trajnimi tre-ditor mbi Menaxhimin e Rreziqeve, i cili mblodhi pjesëmarrës nga organizatat partnere të angazhuar në forcimin e kapaciteteve organizative dhe përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes.
Përmes sesioneve interaktive, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë të:
- kuptojnë konceptin dhe rëndësinë e menaxhimit të rreziqeve për organizatat;
- identifikojnë dhe analizojnë rreziqet operative, financiare, strategjike dhe reputacionale;
- përdorin matricën e rriskut për vlerësimin dhe prioritizimin e rreziqeve;
- zhvillojnë strategji për shmangien, reduktimin, transferimin apo pranimin e rrezikut;
- hartojnë plane konkrete për menaxhimin e rreziqeve dhe integrimin e tyre në projektet dhe aktivitetet organizative.
Trajnimi u përmbyll me simulime praktike, prezantime nga grupet e punës dhe shpërndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.
Menaxhimi efektiv i rreziqeve nuk është vetëm reagim ndaj sfidave – ai është një proces i vazhdueshëm që ndihmon organizatat të planifikojnë më mirë, të marrin vendime më të informuara dhe të rrisin qëndrueshmërinë e tyre.

















