Vizitë Fondacionit AXIS nga Prof. dr. Ahmed Alibashiç

Sot, më 20 maj 2024, Fondacioni AXIS pati nderin të presë në një vizitë njoftuese Prof. dr. Ahmed Alibashiçin, drejtor i Qendrës për Studime të Avancuara – QSA (Centar za Napredne Studije – CNS) në Bosnje dhe Hercegovinë. Prof. dr. Alibashiç është gjithashtu asistent profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Sarajevës, ku jep mësim lëndën e Kulturës dhe Civilizimit Islam.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit AXIS dhe Qendrës për Studime të Avancuara në fushën e hulumtimeve akademike, botimeve, seminareve e trajnimeve, si dhe për promovimin e opinioneve dhe qëndrimeve të përbashkëta në lidhje me çështje aktuale në shoqëritë tona.

Në takim, Prof. dr. Ahmed Alibashiç u mirëprit nga kryetari i Fondacionit AXIS, Rufat Sherifi; nënkryetari, Fevzi Musliu; sekretari i përgjithshëm, Suat Idrizi dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Muhamed Murtezi.

Fondacioni AXIS

Lajmet e fundit