Kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, z. Rufat Sherifi, mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Rektorit të Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup.

Në këtë ngjarje të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademikë, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme arsimore, ekonomike dhe shoqërore, u shënua dorëzimi i detyrës nga Prof. Dr. Izet Zeqiri dhe marrja e saj nga Rektori i ri, Prof. Dr. Bekim Ferati.

Fondacioni AXIS shpreh falënderime të veçanta për Prof. Dr. Izet Zeqiri për bashkëpunimin e tij të frytshëm me Fondacionin deri më tani.

Njëkohësisht, shfrytëzojmë rastin të urojmë Rektorin e ri të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Ferati, dhe riafirmojmë gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin në projekte dhe aktivitete që synojnë avancimin e arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për brezat e rinj.

Fondacioni AXIS
Shkup, 28.04.2025

Lajmet e fundit