Kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Turqi, realizoi një vizitë në selinë e organizatës İyilik Derneği

Më datë 02 korrik 2025, Kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Turqi, realizoi një vizitë në selinë e organizatës İyilik Derneği, ku u prit nga kryetari i saj, z. Ömer Çiçek.

Gjatë këtij takimi miqësor u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projekte me karakter edukativ dhe zhvillimor, si dhe për shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy organizatave. Palët shprehën gatishmërinë për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në të ardhmen në fusha me interes të përbashkët.

Fondacioni AXIS
Shkup, 04.07.2025

Lajmet e fundit