Në një atmosferë solemne dhe festive, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup organizoi më 18 qershor 2025 ceremoninë e Absolventiadës 2025, për të kurorëzuar përkushtimin dhe arritjet akademike të gjeneratës së shtatë të absolventëve.
Me ftesë të organizatorëve, në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, i cili pati nderin të ndajë mirënjohje për alumnët e dalluar – në shenjë vlerësimi për kontributet e tyre të vazhdueshme dhe lidhjen e fortë me institucionin universitar.
Gjatë ceremonisë, drejtuesit e universitetit theksuan rëndësinë e misionit akademik dhe përgjegjësinë që mbartin të diplomuarit si përfaqësues të denjë të vlerave që përçon Universiteti “Nënë Tereza”.
Urime të përzemërta studentëve për këtë arritje të rëndësishme! Urojmë që suksesi i tyre të vazhdojë edhe në rrugëtimin profesional dhe shoqëror!
Fondacioni AXIS







