KRYETARI I FONDACIONIT AXIS MORI PJESË NË IFTARIN E ORGANIZUAR NGA HALK BANK

Dje, më 17.03.2026 (e martë), kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, z. Rufat Sherifi, mori pjesë në iftarin e organizuar nga Halk Bank, me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të kësaj banke, z. Fatih Shahbaz.

Në këtë organizim morën pjesë personalitete të larta nga jeta institucionale, fetare dhe diplomatike, ndër të cilët kryetari i Kuvendit të RMV-së, z. Afrim Gashi, zëvendëskryeministri i parë, z. Bekim Sali, ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore dhe publike.Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Iftari u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar vlerat e larta të muajit të bekuar të Ramazanit, si dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve në shoqëri.

Pjesëmarrja e Fondacionit AXIS në këtë aktivitet përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe promovimin e vlerave shoqërore e humanitare.

Lajmet e fundit