Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS zhvilloi trajnimin njëditor me temë “Strategjitë për zhvillim dhe reformim organizativ”.

Me datë 14 shtator 2024, Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS zhvilloi trajnimin njëditor me temë “Strategjitë për zhvillim dhe reformim organizativ”.

Trajnimi u realizua nga Dr. Visar Ademi, një ekspert me përvojë të pasur shumëvjeçare në fushën e zhvillimit të kapaciteteve të organizatave joqeveritare dhe bizneseve private në vendin tonë dhe jashtë.

Gjatë dy sesioneve të trajnimit, Dr. Visar Ademi trajtoi tema kyçe si struktura organizative, analizimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në suksesin e një organizate, përdorimi i metodave të tilla si SWOT (analiza e pikave të forta, dobësive, mundësive dhe rreziqeve) dhe SMART (qëllime të qarta, të matshme, të realizueshme, të arritshme dhe të përcaktuara në kohë). Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u trajtua ishte edhe roli i brendimit në rritjen dhe qëndrueshmërinë e një organizate.

Trajnimi u zhvillua në një atmosferë dinamike, ku pjesëmarrësit u inkurajuan të angazhohen në diskutime dhe të ndanin përvojat e tyre, duke i dhënë kështu një vlerë të shtuar trajnimit.

Fondacioni AXIS
Shkup, 15.09.2024

Lajmet e fundit