Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS priti hoxhën Sevgani ef. Asani nga Nurnbergu

Kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, z. Rufat Sherifi, së bashku me anëtarin e Këshillit Drejtues, mr. Xhabir Emini, pritën sot në zyrat e fondacionit hoxhën e nderuar Sevgani ef. Asani, imam dhe ligjërues në xhaminë e Bashkësisë Islame “Bashkimi” në Nurnberg – Gjermani, si dhe anëtar i kryesisë së Unionit të Qendrave Islame në Gjermani (UIAZD).

Hoxha Sevgani ef. Asani njihet si një veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave islame, duke dhënë kontribut të çmuar jo vetëm në qendrën ku vepron, por edhe më gjerë, në jetën fetare e shoqërore të mërgatës sonë në Gjermani.Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të diasporës, sfidat me të cilat përballet komuniteti ynë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të fesë dhe shërbimit ndaj shoqërisë. 

Në fund, kryetari Rufat Sherifi falënderoi mysafirin për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe avancimin e vlerave islame në diasporë, si dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve që i shërbejnë zhvillimit të komunitetit.
 
Fondacioni AXIS

Shkup, 21.08.2025

Lajmet e fundit