Në vizitë në Fondacionin AXIS sot qëndroi një delegacion nga Bashkësia Islame Shqiptare “Bashkimi” në Nürnberg, Gjermani, i kryesuar nga kryetari i saj z. Ferki Poterqa, i shoqëruar nga Hoxha Sevgani Asani, sekretari z. Basri Shabani dhe anëtari z. Faruk Kallundra.
Takimi ishte njohës mes Fondacionit AXIS dhe BISH “Bashkimi”. Kryetari i Fondacionit AXIS i njoftoi nga afër mysafirët me punën dhe veprimtarinë e fondacionit, projektet aktuale si dhe planet për të ardhmen.
Gjatë takimit, të dy palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim në aktivitete që janë pjesë e planeve strategjike dhe që do të jenë në dobi të shoqërisë.
Kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre dhe shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin që po bëjnë në Nürnberg të Gjermanisë dhe më gjerë, në organizimin e aktiviteteve kombëtare, fetare, kulturore dhe sociale.
Fondacioni AXIS
Shkup, 04.04.2026



