Më 28 gusht 2025, Fondacioni AXIS priti në vizitë profesorin universitar Dr. Muneer Maher Alshater, profesor asistent në Universitetin e Jordanisë dhe studiues i njohur në fushat e financës islame, makro-financës dhe fintech.
Dr. Alshater, autor i mbi 40 punimeve shkencore dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, u shoqërua nga z. Fuat Shabani, njëri ndër të parët të diplomuar në RMV në Financat Islame.
Profesorin e nderuar e mirëpritën zv/kryetari i Fondacionit AXIS, z. Fevzi Musliu, anëtari i Këshillit Drejtues, mr. Xhabir Emini, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Suat Idrizi.
Mysafiri u njoh nga afër me veprimtarinë e Fondacionit AXIS dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e Ekonomisë Islame.
Fondacioni AXIS
Shkup, 28.08.2025



