DEKLARATË | Mbështetje për të drejtën ligjore të studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

DEKLARATË
Mbështetje për të drejtën ligjore të studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS shpreh mbështetjen e tij për kërkesat legjitime të studentëve shqiptarë në RMV, veçanërisht për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, krahas gjuhës maqedone.

Vlerësojmë se respektimi i të drejtave të garantuara është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike, që synon zhvillim të qëndrueshëm.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze.


Fondacioni AXIS
Shkup, 06.04.2026

Lajmet e fundit