Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS viziton Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe akademike në vend, kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, z.Rufat Sherifi, i shoqëruar nga nënkryetari i fondacionit, z.Fevzi Musliu, realizuan një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Delegacioni u prit nga dekani i fakultetit, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, me të cilin u zhvillua një takim konstruktiv në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shërbimit ndaj shoqërisë.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe organizatave që veprojnë në fushën e edukimit, zhvillimit shoqëror dhe humanitar. Po ashtu, u shkëmbyen ide dhe propozime konkrete për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, projekteve edukative dhe nismave që kontribuojnë në avancimin e rolit të dijes dhe shërbimit në komunitet.

Nga të dyja palët u vlerësua rëndësia e ndërtimit të urave të bashkëpunimit institucional dhe vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë në projekte me interes të përbashkët, në dobi të studentëve, të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Në përfundim të vizitës, u shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe vlerësimi reciprok, ndërsa delegacioni i AXIS-it vizitoi edhe ambientet e fakultetit dhe bibliotekën, ku u njoh nga afër me veprimtarinë akademike dhe infrastrukturën e institucionit.

Fondacioni AXIS
Shkup, 18.05.2026

Lajmet e fundit