Sot, më 10 maj 2026, Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë miqësore këshilltarin e Kryetarit të Komunës së Esenlerit nga Turqia, z. Ekrem Beşkardeş.
Mysafiri u prit nga kryetari i Fondacionit AXIS, Rufat Sherifi, ku u njoh nga afër me aktivitetet dhe projektet edukative, kulturore dhe arsimore që realizon fondacioni.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në projekte që i shërbejnë edukimit, rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi.
Nga ana e tij, z. Ekrem Beşkardeş vlerësoi punën dhe përkushtimin e Fondacionit AXIS, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Me këtë rast, kryetari i Fondacionit AXIS, Rufat Sherifi, i ndau një mirënjohje mysafirit në shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS


