Kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, Rufat Sherifi, mori pjesë në përvjetorin e 20-të të Xhamia DITURIA në Geneva

Kryetari i Fondacionit për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS, Rufat Sherifi, mori pjesë në përvjetorin e 20-të të Xhamia DITURIA në Geneva, një aktivitet i veçantë që dëshmoi rrugëtimin dhe kontributin e këtij institucioni në jetën fetare dhe shoqërore të komunitetit.

Ky jubile ishte një pasqyrë e qartë e punës dhe përkushtimit të imamit Rijad Ef. Aliu, kryetarit Abdylkadri Bekteshi, kryesisë, si dhe gjithë xhematit dhe rinisë që e mbajnë gjallë këtë vatër me përkushtim.

Ngjarja mblodhi personalitete të njohura nga trevat shqiptare dhe më gjerë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Njëkohësisht, ajo paraqiti një shembull të suksesshëm të organizimit dhe integrimit të komunitetit tonë, që ruan vlerat e veta duke përvetësuar edhe vlerat më të mira të shoqërisë evropiane — një model i denjë bashkëjetese dhe bashkëpunimi.

U shprehën urime për këtë përvjetor dhe u lut që kjo xhami të vazhdojë të mbetet një vatër edukimi, bashkimi dhe shërbimi për komunitetin.

Gjithashtu, u shpreh falënderim i sinqertë për nderin dhe mikpritjen në këtë përvjetor jubilar.

Urime dhe suksese të mëtejshme!

Fondacioni AXIS

Lajmet e fundit