Në vigjilje të Festave të Nëntorit, dje, e shtunë, 18 nëntor 2023, në Shkup, u mbajt simpoziumi shkencor me temë “Roli i edukimit dhe reformimit në zhvillimin e efikasitetit të individit bashkëkohor”, me panelistët e ftuar:
Dr. Agim Baçi
Panelistët në këtë simpozium u paraqitën me trajtesat e tyre shkencore, edhe atë:
Dr. Agim Baçi, me temën “Zhvillimi i efikasitetit të muslimanit bashkëkohor – konteksti shqiptar”.
Këtë organizim me prezencën e tyre e begatuan edhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të cilët e ndoqën simpoziumin dhe me pyetjet dhe diskutimet e tyre e pasuruan edhe më shumë këtë aktivitet.
Në fjalimin e tij, kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, tha se nëpërmjet këtij aktiviteti Fondacioni AXIS synon të jep një kontribut modest në senzibilizim e shoqërisë për një arsimim më cilësor dhe edukim të mirëfilltë, duke shpresuar që kjo të shërbejë si thirrje drejt të gjithë atyre që bartin pozita në institucione shtetërore, arsimore, kulturore dhe të tjera, për angazhim maksimal drejt përmirësimit të situatës në të cilën jemi, drejt një arsimimi dhe edukimi të shëndoshë, përmes reformimit të tyre të duhur dhe kuptimplotë, të nevojshëm dhe të dosmosdoshëm për kohën që po jetojmë, në përputhje me vlerat tona pozitive dhe traditat e mira të rrënjosura thellë në qenien dhe shpirtin tonë.
















