Delegacion nga Fondacioni AXIS realizoi vizitë urimi në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup

Gjatë ditës së sotme, Fondacioni AXIS realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku kryetari i Fondacionit AXIS, z. Rufat Sherifi, së bashku me përgjegjësin e Zyrës për Arsim dhe Shkencë, z. Fisnik Shabani, u mirëpritën nga Rektori i ri, z. Lutfi Sunar.

Kryetari i Fondacionit AXIS e uroi rektorin e ri të UNB për marrjen e përgjegjësisë në këtë institucion të lartë arsimor, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm institucional, ndërsa rektori i ri tregoi gatishmërinë e tij për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit tashmë të vendosur mes Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe Fondacionit AXIS, në të mirë të studentëve në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi.

Fondacioni AXIS
Shkup, 21.02.2023

Lajmet e fundit