U mbajt trajnimi dyditor shkencor dhe aftësues me temë “Komunikimi efikas dhe orientimi i drejtë në veprimtarinë shoqërore”

Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS në bashkëpunim me Fondacionin për Trajnim dhe Zhvillim IMAM nga Britania e Madhe organizoi më 9 dhe 10 nëntor 2024 në Shkup një trajnim shkencor dhe aftësues, që përfshinte seminare të thelluara mbi komunikimin dhe metodologjinë islame, me pjesëmarrjen e ligjëruesve të njohur ndërkombëtarë.

Në ditën e parë të trajnimit, Dr. Abdulvehab Turejri prezantoi temën “Arti i të Folurit Publik”, duke ofruar njohuri të vlefshme për pjesëmarrësit mbi teknikat e prezantimit dhe ndikimin në audiencë, ndërsa Dr. Muhamed Ali Balau trajtoi dy tema kyçe për jurisprudencën dhe metodologjinë islame, përkatësisht “Rregullat Metodologjike të Jurisprudencës së Pakicave”, dhe ditën e dytë “Rregullat e Kuptimit të Fikhut të Prioriteteve”

Trajnimi u përmbyll me një ceremoni solemne, gjatë së cilës Fondacioni AXIS ndau mirënjohje për ligjëruesit dhe pjesëmarrësit. Kjo ngjarje kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve për komunikim efikas dhe orientim të drejtë në veprimtarinë shoqërore të të pranishmëve, duke kontribuar në përmirësimin e aftësive të tyre profesionale dhe personale.

Fondacioni AXIS
Shkup, 11.11.2024

Lajmet e fundit