Kryetari i Fondacioni AXIS mori pjesë në simpoziumin “Ramazani, Jehonë e kthimit tek njeriu”, organizuar nga Shoqata Kulturore Ardhmëria, dega Shkodër dhe Postribë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më 12 shkurt 2026.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues vendorë e qendrorë dhe personalitete të fushës fetare e kulturore. Të pranishëm ishin Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, hoxha nga Shkupi Rufat Sherifi dhe Kryetari i Shoqatës Kulturore Ardhmëria, prof. Sabaudin Jashari.
Mbrëmja u pasurua me ilahi nën udhëheqjen e Nusret Kurtishi dhe me recitime nga Xhelal Kaloshi, duke krijuar një atmosferë të veçantë reflektimi dhe përjetimi shpirtëror.
Fondacioni AXIS vlerëson këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e vlerave njerëzore dhe komunitare në prag të Ramazanit.
Ju urojmë të gjithëve një Ramazan të begatë.
Fondacioni AXIS
Shkup, 14.02.2026










